Ministria: Ja ushqimet që u lejohen dhe u ndalohen nxënësve

Në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë vendosur që të ndalojnë reklamimin dhe shitjen në mjediset e institucioneve arsimore, të ushqimeve që ajo i cilëson si ushqime të pashëndetshme.
Ky urdhër vlen në të gjitha institucionet arsimore të arsimit bazë, publike e private, por edhe sistemin arsimor parauniversitar. Për zbatimin e këtij rregulli për institucionet arsimore ngarkohen vetë shkollat.
Në listën e ushqimeve të pashëndetshme futen të gjitha ata ushqime me përmbajtje të lartë yndyre, acidi yndyror, kripe, natriumi e sheqeri që janë tej normave të lejuara.
LISTA E USHQIMEVE TË PASHËNDETSHME QË NDALOHEN NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE
1. Ëmbëlsira:-çokollatë dhe produkte çokollate (çokollatë e thjeshtë ose e bardhë, vezë të mbushura meçokollatë, çokokrem);-produkte të veshura me çokollatë (p.sh.:biskota pjesërisht ose plotësisht të veshura, fruta ose arra të veshura me çokollatë, akullore dhe drithëra të veshura me çokollatë);-ëmbëlsirë, përfshirë ëmbëlsirat “pa sheqer” (p.sh.:çamçakëz, xhelatina, likuiricia, karamele të çdo lloji përfshirë: menta, lëpirëse sheqeri, ëmbëlsira me sherbet, marshmalloës, dhe ëmbëlsira të tjera);-çokollatë, kos ose fruta të thata dhe arra të veshura me sheqer;-bareta drithërash, ëmbëlsira me fruta të përpunuara.
2. Ushqime të skuqura ku përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin për shembull: patatina, salsiçe të skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla etj.
3. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks): Ushqime të aromatizuara me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e mëposhtme: -madhësi paketimi të barabartë ose më të madhe se 25 g;-22g ose më shumë yndyrë për 100g;-2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g;-0.6g ose më shumë natrium për 100g;-3g sheqer ose më shumë në total për 100g;
4. Pijet freskuese (me ose pa gaz),duke përfshirë ujëra me aromë;-pijet e cilësuar si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë;-pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;-lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar;-lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar;-lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije;-qumësht i plotë;-pijet energjike.
Ndërkaq lista e ushqimeve të lejuara në mjediset e institucioneve arsimore është më e shkurtër.
-fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë);
-fruta të konservuara në lëng natyral;
-perime të papërpunuara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




