Buxheti 2022, rritet mburoja sociale për shtresat në nevojë

Sociale | 5 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “buxheti 2022 synon të rrisë mburojën sociale për ata që kanë më shumë nevojë”. Manastirliu detajoi disa nga zërat që do të financohen në këtë buxhet për dikasterin që drejton. Ministrja tha se “do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike për të gjitha familjet përfituese të skemës”. Po ashtu, ajo tha se “do të dyfishohet ndihma ekonomike për rreth 15 mijë familje me mbi 3 fëmijë deri në 18 vjeç. Një tjetër ndërhyrje, sipas ministres, është “trefishimi i ndihmës ekonomike për fëmijët jetimë, gratë e trafikuara dhe të dhunuara”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme