Protesta e fermerëve, probleme me farën e domates

Problemet me farën e domates “Ozgan”, kanë ngritur në protestë banorët e Samaticës në Berat. Dhjetëra prodhues të perimeve në sera kanë kërkuar subvencionim nga shteti për bimet. Ata thonë se këtë vit prodhimi u ka mbetur pa shitur për shkak të cilësisë së dobët. Shumë prej prodhuesëve kanë marrë kredi bankare për punët në bujqësi, por dështuan në të gjitha drejtimet.
Skemat e subvencionimit shihen si mundësi mbështetëse për fermerët e vegjel.
Në zonën e Samaticës ka mijera hektarë sera të mbjella me domate, të cilat këtë sezon u mbollen me farëra të degraduara. Si rrjedhim prodhimi nuk u shit dhe fermerët i kanë hedhur ose i lanë të kalben pa u vjelë. Protesta e sotme është e para në këtë zonë, por janë paralajmëruar edhe në fshatra të tjera të qarkut Berat, ku ka të tilla probleme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




