“Shkolla, qendër komunitare”, përgatitet programi i lëvizjes sportive shkollore

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme po ndjekin pasionet e tyre pas mësimit në kuadër të nismës “Shkolla Qendër Komunitare”. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga momentet që këta nxënës kalojnë në shkolla në sporte të ndryshme.“Mirëmëngjes dhe me energjinë e këtyre të rinjve, që ndjekin pasionet e tyre pas mësimit, pjesë e nismës “Shkolla Qendër Komunitare”, ndërkohë që përgatitemi për programin e lëvizjes sportive shkollore, që do të nisë nga viti i ardhshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, theksoi Rama.
Nisma e MAS për zhvillimin e shkollave si qendër komunitare (SHQK) mbështetet në moton e të punuarit së bashku për një qëllim të përbashkët, që është ndërtimi i partneritetit shkollë-familje-komunitet, në funksion të zhvillimit të potencialit të plotë të nxënësve.
Veprimtaritë e shkollës si qendër komunitare janë nga më të ndryshmet, disa prej tyre sipas udhëzuesit për funksionimin e SHQK janë: veprimtari për përforcim të të nxënit (konsultimet), veprimtari për pasurimin e zhvillimit akademik (kurse/klube), veprimtari për zhvillimin artistik, kulturor dhe sportiv, veprimtari për angazhimin dhe mbështetjen e familjes, veprimtari për angazhimin e komunitetit, seanca trajnimi për stafin, për përfaqësues të komunitetit etj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




