Gjimnazi “Ibrahim Rugova” i rilindur, ekselentët në Kamzë motivohen me bursa

Sociale | 5 vite më parë

Nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamzë, kanë tashmë një shkollë me standarde bashkëkohore dhe me kushte më të mira. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë e rikonstruktuar, si dhe dëshmi të nxënësve ekselentë që kanë përfituar bursa nga bashkia e Kamzës. “Mirëmëngjes dhe me këtë atmosferë e rrëfime nga gjimnazi i rilindur “Ibrahim Rugova”, tani me kushte ku e ku më të mira se ato para tërmetit dhe me lajmin e mirë, që në bashkinë Kamzë kanë përfituar bursa 378 nxënës ekselentë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Nxënësit u shprehën se pas shkëputjes nga pandemia erdhën në mjediset e shkollës dhe gjetën një ambient totalisht tjetër. “Faleminderit për mundësinë e dhënies së bursës për nxënësit ekselentë. Është një tjetër motivim për ne, një tjetër shtysë për të arritur rezultete akoma më të larta”, u shpreh një nxënëse.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme