Mjekët këshillojnë vaksinim ndaj gripit njëherazi edhe ndaj COVID-19

Pandemia e COVID-19 mund ta bëjë më të vështirë së kurrë sezonin e sivjetshëm të gripit. Këtë vit fushata e vaksinimit kunder gripit nisi nga mjekët të cilët përvec se duhet të ruhen nga koronovirusi duhet të mbarohen edhe ndaj gripit.
Mjekët këshillojne bërjen e vaksinës së gripit përpara se të fillojë përhapja në mase e virusit të gripit nëpër komunitet .
Drejtor i Urgjencës Kombëtare Mjekësore Skënder Brataj thotë se për ata që po vaksinohen këto ditë ndaj covid mund të marrin edhe vaksinën ndaj gripit gjithashtu.
Pas punonjësve të shëndetësisë do të nisë faza e dytë e vaksinimit. Qendrat shëndetësore kanë hartuar listat e personave që do të përfitojnë falas vaksinën katër valente kundër gripit.
Ministria e Shëndetësisë ka porositur rreth 360 mijë doza vaksine kundër gripit. Kërkesat e mëdha nga të gjithë shtetet për vaksinën e gripit, këtë vit pritet të shkaktojnë mungesa në tregun privat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




