Përurohet shkolla e re “Agron Hysenlliu”, Kryeministri Rama publikon pamjet

Në Pezë të Vogël në Tiranë është u përuruar një tjetër shkollë e re, e cila i shtohet 10 shkollave të ringritura vetëm këtë vit, pas rrënimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Shkolla e re e Pezës, e ngritur në kuadër të Programit të Rindërtimit mban emrin e inxhinier Agron Hysenlliut, ish-drejtor i Institutit të Ndërtimit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë 9-vjeçare, e cila ka të njëjtin standard me atë të shkollave më të mira në kryeqytet. “Mirëmëngjes dhe me shkollën e re që mban emrin e profesionistit të shkëlqyer Agron Hysenlliu, i cili nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi strehën në tërmetin e 26 nëntorit deri kur COVID-19 e ndau brutalisht nga jeta, ju uroj një ditë të mbarë”, tha kryeministri Rama.
Shkolla e re në Pezë të Vogël “Agron Hysenlliu” ka një kapacitet prej 250 nxënësish. Në dy katet e saj godina ka 8 klasa me nga 24 nxënës, 2 klasa për parashkollor, 4 laboratorë kimie, fizike, biologjie, bibliotekë, sallë mësuesish, dhomë mjeku dhe psikologu.
Shkolla mban emrin e ish-drejtorit të Institutit të Ndërtimit, inxhinierit të ndjerë, Agron Hysenlliu, i cili humbi betejën nga COVID-19 një vit më parë, duke lënë në mes projekte zhvillimi për shumë lagje e zona në Tiranë, një pjesë e të cilave u prekën nga lëkundjet e forta sizmike.
Inxhinier Agron Hysenlliu, ndërroi jetë më 15 nëntor të vitit 2020 pasi nuk e fitoi dot betejën me COVID-19. Ai mbante postin e drejtorit të Institutit të Ndërtimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




