Veliaj dhe Kushi me drejtuesit e shkollave në Tiranë: 10 shkolla të reja i shtohen kryqytetit. Brenda 27 shtatorit të gjitha shkollat gati

Sociale | 5 vite më parë

27 Shtatori do ta gjejë Tiranën me 10 shkolla të reja, të rindërtuara nga e para. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zhvilluan një takim me drejtuesit e shkollave në kryeqytet.

Ministrja Kushi  vlerësoi gjithashtu ecurinë e procesit të vaksinimit të mësuesve, si e vetmja garanci për proces normal mësimor.  “Sfida e pandemisë është akoma para nesh, por ne jemi më të përgatitur, sigurisht edhe për shkak të procesit të vaksinimit masiv, për të cilin përsëri dua t’ju falënderoj, sepse kemi arritur në një shifër shumë të lartë në vaksinimin e mësuesve, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u kthyer në normalitet, për të zhvilluar një proces mësimor normal dhe për të mos rrezikuar mbylljen e shkollave”. 

Kryebashkiaku nënvizoi gjithashtu nevojën e komunikimit me prindërit për problemet që lidhen me Bashkinë, duke shprehur gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të qenë i pranishëm edhe në takimet me prindër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme