Përurohet shkolla e re në Selitë, Veliaj: “S’ka më asnjë arsye që nxënësit të dynden dhe mësimi të bëhet me dy turne”

Sociale | 5 vite më parë

Shkolla 9 vjeçare “Murat Toptani”, në Selitë çeli dyert këtë të mërkurë për 360 nxënës.  Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi përuroi ambjentet e reja të kësaj shkolle ku u shpreh se tashmë ka njëkapacitet 3 fish më të madhe.”Sot që kemi shkollën “Murat Toptani”, që është 3 herë më e madhe nuk ka pse fëmijët të humbasin orë të tëra në trafik, në një kohë që mund ta shfrytëzojnë për t’u bërë basketbollistë të mirë, të mësojnë piano, apo kitarë,” tha ai.
Në fjalën e saj ministrja Kushi falenderoi stafin e mësuesëve për sakrificën e bërë këto dy vite pandemie ku nuk la pa përmendur faktin që i janë bashkuar procesit të vaksinimit.“Por, për një arsimim cilësor nuk mjafton vetëm infrastruktura cilësore, duhet që edhe mësuesit të jenë profesionistë të mirë dhe të përkushtuar, ashtu siç duhen edhe tekste shkollore cilësore dhe programe të përshtatura me zhvillimet e kohës. Prandaj, të gjithë siç jemi, të angazhohemi fort që të punojmë pa u ndalur për t’i rritur dhe edukuar sa më mirë fëmijët tanë,” tha ministrja Kushi.
Kjo shkollë do të mirëpresë rreth 360 nxënës me të njëjtat kushte moderne si të gjitha shkollat e reja që po rindërtohen nga dëmtimi i tërmetit. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme