Në Kukës promovohet misri “Gostiliana”, kultivar 400 vjeçar

Sociale | 5 vite më parë

Të gjithë kujtojmë jo me pak nostalgji shijen e produkteve vendore të para viteve 90-të… e sigurisht na gëzon fakti kur shohim se fermerë dhe institucione bëhen bashkë për ruajtjen e këtyre patentave. Në Kukës misri “ Gostiliana” ose siç njihet në popullatë “Gostile e verdhë”, ka qenë prej kultivarëve më të mirë, i përdorur  masivisht deri në vitin 1975 për prodhimin e bukës.
Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë Bujqësore, QTTB Shkodër Kostandibn Hajkola shton se janë pikërisht këto arsye që e shtynë Qendrën e Tranferimit të Teknologjive Bujqësore në Shkodër të bashkëpunojnë fillimisht me fermerin Nebi Muçmata nga fshati Shtiqën në Kukës për prodhimin e farës, e cila mbillet herët dhe në fusha në lartësinë 300-400 m mbi nivelin e detit.
Rikthimi i prodhimit të këtij misri ishte një procës 2 vjeçar, ndërsa këtë vit sipas Drejtorit të Bujqësisë në Kukës, është ekspermentuar edhe me kthimin e farës së domates “zemërkau”. Edhe kjo nismë, sipas Memishit rezultoi mjaft e suksesshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme