Universiteti i Vlorës, plotësohen kuotat tek Fakulteti i Shëndetit. Degët e mësuesisë pak kërkesa

Sociale | 5 vite më parë

Gjatë raundit të parë të regjistrimeve pranë universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, vetëm Fakulteti i Shëndetit ka përmbushur pritshmëritë. Zv/rektorja Frosina Qyrdeti tha për RTSH-në, se si programet bahcelor edhe ato master të këtij fakulteti janë më të preferuarit.
Pritshmëri për realizimin e kuotave ka edhe në degën gazetari/ trashëgimi kulturore, ndërsa edhe këtë vit me mungesë kërkesash janë degët e mësuesisë.
Regjistrimet në universitete për vitin e parë bahcelor bëhen në tre raunde. Raundi i parë ishte shtrirë në 2 javë, 2- 15 shtator, raundi i dytë 30 shtator- 9 tetor, ndërsa raundi I tretë21-26 tetor.  Prej datës 13 shtator në të gjitha fakultetet pranë Universitetin e Vlorës kanë nisur edhe regjistrimet për nivelin master të studimeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme