Tekstet shkollore falas nga klasa e parë në të nëntën, përfitojnë 280 mijë nxënës

Sociale | 5 vite më parë

Tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të nëntën do të jenë falas për këtë vit shkollorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama deklaron se nga kjo skemë përfitojnë 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, që do të mësojnë nga botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.
“Mirëmëngjes dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Krahas librave falas, qeveria gjithashtu ka rritur financimet për arsimin parashkollor në dispozicion të bashkive, për të mundësuar uljen e numrit të nxënësve në klasat e kopshteve e shkollave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme