Investimet në rrugë, standarde dhe cilësi për banorët e Korçës

Në Korçë nuk janë ndërprerë për asnjë moment investimet publike për një infrastrukturë të standardizuar dhe cilësi më të mirë jetese për banorët.
Dy rrugë të tjera të asfaltuara i janë shtuar mozaikut të transformimit urbanistik të qytetit, duke rritur cilësinë e jetës së banorëve.
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo ndau sot pamje nga ndërhyrjet që janë kryer në 2 lagje të qytetit të cilat i kanë dhënë një tjetër standard jetës në komunitet.
“Shumë i kënaqur për një tjetër premtim të mbajtur. Përfundoi asfaltimi i rrugëve në lagjet 5 dhe 13. Një tjetër punë e mirë, për transformimin e lagjeve në çdo cep të Korçës”, tha Filo.
Bashkia e Korçës vijon punën për rehabilitimin e hapësirave të brendshme të lagjeve. Ndërhyrjet synojnë infrastrukturë të përmirësuar dhe standarde më të mira për jetesën e komunitetit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




