Viti i ri arsimor në Shqipëri nis me mësimin plotësues

Viti i ri arsimor në Shqipëri nisi më 1 shtator me mësim plotësues. Nxënësit dhe prindërit vlerësojnë se orët plotësuese janë të nevojshme për shkak te mangësive të shumta gjatë mësimit online gjatë vitit të kaluar.
Me rastin e fillimit të mësimit plotësues Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi u është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve me anë të një mesazhi të publikuar në rrjete sociale.
Kushi thotë se të gjithë shkollat janë gati për mësimin plotësues, i cili u vlerësua nga ekspertët, mësuesit dhe prindërit si një nevojë, sidomos për nxënësit në zonat e riskut në kohën e kulmit të pandemisë, ku mësimi online zgjati më shumë se në zonat e tjera të vendit.
Ministrja shton se procesi i mësimit do të jetë gjithëpërfshirëse dhe se përveç përsëritjes apo përforcimit të njohurive, përmban edhe aktivitete argëtuese dhe sportive. Ajo u bën thirrje nxënësve të shfrytëzpjnë këtë mundësi, për ta nisur vitin e ri shkollor me njohuri të rikuperuara.
Në përfundim të mesazhit Ministrja Kushi u ka rikujtuar të gjithëve që të mos harrojnë kujdesin dhe vëmendjen ndaj rregullave anti-COVID, për të ruajtur shëndetin dhe të afërmit.
Deri në 27 shtator mësimi pritet te zgjas rreth 2 orë e 30 minuta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




