Gjinari i Elbasanit, zona turistike pa rrugë dhe me projekte në letër

Gjinari është pjesë e projektit “100 fshatrat turistikë por deri më tani nuk ka njohur asnjë investim, edhe pse shumë më përpara ky rajon është shpallur si zonë turistike.
Rruga që të çon në Gjinar është tejet e amortizuar dhe pjesë pjesë e pa asfaltuar duke e bërë të vështirë udhëtimin deri në Gjinar.
Qëndra është lënë në harresë me gropa dhe zhavorë ku tregëtarët tregëtojn produktet e tyre buqësore në kushte jashtë çdo standardi higjeno sanitare. Banorët shprehen se Gjinari kështu ka qënë gjithmonë dhe pse është pjesë e projektit 100 fshatrat turistikë ai nuk ka njohur asnjë investim në të mirë të komunitetit, ato drejtojnë gishtin nga qeveria që të ndërhyjë pasi dhe ato pak turistë që vijnë largohen sa shohin gjëndjen e amortizuar të rrugës dhe qëndrës së fshatit. Turistët janë me kokra që vijnë në Gjinar pasi rruga e amortizuar i largon ato nga kjo zonë që njihet për ajrin e pastër dhe turizmin malorë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




