Ura e Belinës rrezikon të shembet

Sociale | 5 vite më parë

Një nga urat më të rëndësishme në Patos, ajo e Belinës prej kohësh rrezikon të shembet. Shkak i rrezikut të shembjes së kësaj ure janë bërë mjetet e shumta të tonazhit të rëndë që kryejnë transportin në zonën naftëmbajtese. 
Banorët shprehen se syri i lirë mund të dallojë qartë përkuljen që ka nisur të marrë ura në mes të saj.
Ankesat e banorëve gjithashtu shkojnë edhe për dëmtimin e rrugës ku është ndërtuar kjo urë. Në pothuaj të gjithë pjesën ku kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë në Belinë dhe Marinzë rruga ka nisur të cahet. 
Megjithë dëmtimet që ka pësuar ura dhe rruga dëri tani nuk është marrë asnjë masë për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme