Sistemimet dhe riparimet e fundit nëpër shkolla, Kushi: Çdo gjë gati për vitin e ri shkollor

Sociale | 5 vite më parë

Vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit dhe mësuesit. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi publikoi në rrjetet sociale disa foto nga punimet  për sistemimet dhe riparimet e fundit nëpër shkolla në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit. Ministrja Kushi falënderoi të gjithë punonjësit që angazhohen për të sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra. “Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra”,  u shpreh ministrja Kushi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme