Kakavije, shtohet fluksi i qarkullimit

Sociale | 5 vite më parë

Lëvizja e emigrantëve shqiptarë ka sjellë rradhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, kryesorja që lidh shqipërinë me Greqinë. 
Janë kryesisht emigrantët shqiptarë që pas përfundimit të pushimeve në vendlindje kanë nisur kthimin për në Greqi, por nuk mungojnë as shtetasit shqiptarë që kanë zgjedhur të pushojnë në shtetin fqinj.
Në një vëzhgim të paradites së të shtunës bie ne sy nje numer i madh autoveturash dhe autobuze të linjave interurbane që janë në pritje për të kaluar në territorin grek. 
Për të evituar radhët dhe orët e pritjes pala shqiptare ka aktivizuar  6 sportele ndërkohë që në varësi të lëvizjeve shkon deri në 8 sportele.
Sipas statistikave të publikuara nga drejtoria rajonale e kufirit gjatë 24 orëve të fundit udhëtuan nga Shqipëria drejt Greqisë 3520 persona, ndërsa në sportelet e hyrjes jane regjistruar 4662 shtetas. Krahasuar me një ditë më parë shihet një rritje e fluksit të udhëtarëve. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme