Turizmi kulturor në Shkodër

Sociale | 5 vite më parë

Shkodra me bukuritë natyrore por edhe me historinë e saj, tërheq çdo vit turistë të shumtë. Rrjeti i muzeve të këtij qyteti po vizitohet kryesisht nga shqiptarët në emigracion, shqiptarët e Kosovës e turistë nga rajoni. Mjaft të rinj rikthehen disa herë, sidomos tek Muzeu i Kujtesës, pasi thonë se vetëm njohja e historisë së pashtrembëruar i bën të vetëdijshëm për çfarë nuk duhet të përsëritet më.
Muzeu historik “Oso Kuka” ngritur fillimisht mbi bazën e koleksioneve të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe Franceskanëve, prej vitit 1996 është vendosur në një shtëpi karakteristike qytetare shkodrane dhe ruan historinë e lashtë dhe atë të re të qytetit:
Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës” i ngritur vetëm 3 vjet më parë,  po vizitohet më së shumti nga shqiptarët në emigracion, shqiptarët e Kosovës e turistë nga rajoni. Mjaft të rinj rikthehen disa herë këtu, pasi thonë se vetëm njohja e historisë së pashtrembëruar i bën të vetëdijshëm për çfarë nuk duhet të përsëritet më.
Shkodra e historise, traditave dhe kultures është mbi 2400 vjeèare. Në mesin e shekullit të tretë p.k. përmendet si kryeqendra e mbretërisë së parë të Ardianëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme