Bukuritë natyrore të Matit, destinacion për t’u vizituar nga turistët vendas e të huaj

Sociale | 5 vite më parë

Bukuritë natyrore të Matit, e kanë kthyer atë në një destinacion për t’u vizituar në çdo stinë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga disa prej destinacioneve kryesore për t’u vizituar në Mat. “Mirëmengjes dhe me bukuritë e Matit, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha kryeministri Rama.

I përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor, familjar, kulturor e historik, zona e Matit ofron po ashtu mundësi të shumta edhe për aktivitete të ndryshme në natyrë. Ulëza, Bushkashi, Kanioni i Urakës, Lumi Mat, Kalaja ilire e Stelushit, Shpellat e Bruçit, Varri i turkut, Kisha e Shën Trinisë, Kisha e Shën Mërisë, Parku Qafështamë, Madhesh, Burimi i Shutrrejës, Parku Kombëtar Zall-Gjocaj, Guri i gjatë, Macukull, Mali i Dejës, Liqenet e Balgjajt, Kalaja ilire e Xibrit, Shtëpia e Pjetër Budit, Kalaja e Petralbës, Ura e Vashës, Guri Nuses, Kurdari, janë vetëm disa nga vendet që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme