Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, 12 gjimnazistë nga Manza, mesazhe ndërgjegjësimi përmes pikturës

Sociale | 5 vite më parë
12 gjimnazistë nga Manza kanë zgjedhur artin për të dhënë mesazhe ndërgjegjësimi në luftën ”Kundër trafikimit të qenieve njerëzore”. Kryeministri Edi Rama ndau sot videon me 12 gjimnazistët e Manzës të cilët përmes pikturës përcollën mesazhe të rëndësishme. “Mirëmëngjes dhe me 12 gjimnazistet nga Manza që janë bërë bashkë për të dhënë një mesazh përmes pikturës së tyre që synon ndërgjegjësimin në luftën ”Kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, ju uroj një javë të mbarë”, tha kryeministri Rama. Ndërgjegjësimi i shoqërisë, veçanërisht i të rinjve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ka një rëndësi thelbësore në luftimin e këtij fenomeni. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme