Fusha të reja mbetjesh në Berat, Kuçovë e Dimal

Sociale | 5 vite më parë

Është finalizuar projekti për rehabilitimin e fushave të mbetjeve në 3 bashki të qarkut të Beratit; në bashkitë Berat, Kuçovë e Dimal. Ky projekt infrastrukturor krijon kushtet për trajtimin e mbetjeve me standarte të tjera që mbi të gjitha shmangin ndotjen e mjedisit:
“Që nga sot, mbetjet do të trajtohen siç duhet.  Ato nuk do të ndosin lumin dhe detin, nuk do të helmojnë tokën bujqësore dhe nuk do të dëmtojnë ajrin që thithim. Kjo ka efekt në turizëm, bujqësi, ekonomi dhe shëndetin e qytetarëve. Ajo që ka më rëndësi është se ky investim ishte bashkë-financim me bashkinë, e cila ka siguruar gjithashtu operimin dhe mirëmbajtjen për këtë shesh”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître pas vizitës.
Projekti kushtoi 1 milion euro, 80% e tij u financua nga qeveria zvicerane, ndërsa 20 % nga bashkitë përfituese.
Investimi infrastrukturor për rehabilitimin e shesh-depozitave në Berat, Kuçovë dhe Dimal filloi në Shtator 2020. Kjo e sjell menaxhimin e mbetjeve më pranë standardeve të BE-së dhe planeve kombëtare, dhe shërben si një zgjidhje afat-mesëm deri sa të vendoset një investim më i përhershëm për të gjithë rajonin e Beratit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme