Kushi: Angazhim që viti i ri shkollor të na gjejë sa më të përgatitur

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi tha sot se “Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, së bashku me të gjithë mësuesit në të gjithë vendin, janë angazhuar e do të punojnë fort që viti i ri shkollor të na gjejë sa më të përgatitur”. Duke iu drejtuar nxënësve, Kushi tha se “është kënaqësi dhe krenari për të gjithë bashkë që këtë vit të vështirë shkollor arritëm ta mbyllim me sukses falë punës dhe këmbënguljes sonë të përbashkët”. “Ndërkohë që pushimet verore tashmë kanë filluar, unë kam një këshillë për të gjithë ju. Shijojeni sa më shumë këtë verë, me lojra, me aktivitete sportive, por sidomos duke lexuar. Sezoni veror le të na shërbejë për të grumbulluar sa më shumë energji pozitive për vitin e ardhshëm shkollor. Leximi i librave apo edhe përsëritja e njohurive që keni marrë përgjatë vitit që lamë pas, do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të ndiheni gati për klasën pasardhëse. Prandaj, në asnjë moment mos iu ndani librit”, tha Ministrja. “Me shpresën e mirë se viti i ardhshëm do të fillojë më i mbarë, unë ju uroj të gjithëve pushime të mbara në Shqipërinë tonë të mrekullueshme”, tha Ministrja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



