Gripi i shpendëve, nuk është transmetuar tek njerëzit. Situata nën monitorimin e veterinerëve

Izolohet vatra e gripit të shpendëve në Fier. I vetmi rast ishte tek shpendët e një fermeri në fshatin Adë. Arben Çuko, Përgjegjës i Shërbimit Epidemiologjik Veterinar, Fier thotë se tashmë situata është e qetë, ndërsa mbesin në monitorim të saj. Çuko shton se nuk është vërtetuar asnjë rast i kalimit të gripit nga shpendët tek njeriu. Në fshatin Adë në Fier, 10 ditë më parë u evidentua vatra e parë e gripit të shpendëve. Të gjitha shpendë të një fermeri. Veç asgjësimit sipas protokollit, shërbimi veterinar mori 82 kampionë gjaku jo vetëm nga vatra, por dhe fermat përreth. Të marten erdhi dhe përgjigjja zyrtare. Çuko shton se nuk është vërtetuar se gripi I shpendëve përcillet tek njerëzit: Rastet e para me grip shpendësh u konfirmuan nga Ministria e Bujqësisë në fillim të qershorit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



