Qemal Xhalia , këpucari që ushtron zanatin për më shumë se 60 vite në Memaliaj .

Pavarësisht se vitet e fundit ka pasur një shtim të shkollave profesionale, zanatet e artizanëve sa vijnë e ulën. Rtsh Gjirokastra është ndalur në qytetin e Memaliaj aty ku është edhe një prej zanatçinjvë më të vjetër të këpucarëve Qemal Xhalia .Ky I fundit I cili ushtron këtë zanat prej 60 vjetësh shprehet se sot po përballet me vështirësi megjithatë edhe nëse do të rikthente kohën pas zanatin e këpucarit nuk do ta ndryshonte me asgjë. Por si nisi për Qemalin rrugëtimi I këtij profesioni ?
- Sapo kam mbaruar shkollën 8 vjeçare në ato vite , po flasim në 1961 për shkak të kushteve familjare u futa të ndjek kursin e këpucarit. Ato vite në qytetin e Memaliaj ishte një ndërmarrje e vogël ku mësonin nga tre profesionistët mësuesit tanë , që sot nuk janë por unë ruaj respekt për mënyrën si na mësuan e na shkolluan. Ndoqa kursin për një vit e më pas u shkëputa pasi shkova në ushtri. Menjëherë sa u ktheva në qytet fillova punën e prej atehërë dhe sot në 2021 nuk jamë shkëputur asnjë moment.
- Qemali shprehet se në ato vite puna ishte me rendiment të lartë kjo edhe për faktin se punohej për punëtorët e minierave. “ Ishte gjallëri , qyteti gëlonte dhe punishtja jonë qëndronte hapur orë e pa orë pasi bënim këpucë për minatorët , inxhinierat e gjithë qytetin. Kujtoj që shpesh herë na duhej të flinim në punishte sepse bënim edhe 100 palë këpucë për minatorët.Lodheshim por zanatçinjtë e vjetër na mbanin afër dhe ishim si një familje e madhe.”
Sot Qemali është I vetmi këpucar për dy qytetet atë të Memaliaj e Tepelenës pasi kolegët e dikurshëm nuk jetojnë më. Sipas tij ështirësitë sot janë të larta , “ Pas ndryshimit të sistemit I cili solli si pasojë mbylljen e minierave e me tej plagën shoqërore atë të emigracionit kjo bëri që ekonomia të ulet ndjeshëm . Tregu I veshjeve që ndryshoi po sjell edhe harresën e këpucëve të bëra në mënyrë artizanale . Sot të rinjtë preferojnë akletet sepse duan modë dhe nuk bëj prej vitesh .”
Me gjithë dëshirën dhe pasionin që sot e mban ende të gjallë Qemali shprehet se zanati nuk po vlerësohet më si dikur , ai sot punon me gjëra të vogla kryesisht në riparime ndërsa ndihet i keqardhur që zanati I këpucarit nuk po transmetohet më në breza të rinj .
- Më vjen shumë keq që sot zanatet nuk po vlerësohen më nga të rinjtë. Unë vetë kam tre djem që zgjodhën emigrimin . Këtu në punishten time kam kërkuar djem të rinj , u lutem t‘ju lë zanatin por askush nuk është më I interesuar .Në çdo vend të botës zanati kërkohet dhe njerëzit jetojnë mirë por këtu po humbet dita ditës . Për ne kjo është keqardhje e madhe . Çdo punë me ndershmëri dhe pasion mbetet gjithmonë me vlera.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




