Delvinë, fshati Bajkaj mes problematikash serioze

Sociale | 6 vite më parë

Mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza prej vitesh është një problem për rreth 200 banorët që jetojnë në fshatin Bajkaj të njësisë administrative Vergo, në bashkinë e Delvinës. Ujërat e zeza vërshojnë edhe nëpër rrugët e fshatit, në kohë me reshje, thonë banorët diçka që rrezikon edhe shëndetin e tyre nga përhapja e mundshme e infeksioneve. Kemi kërkuar zgjidhje por nuk është bërë asgjë deri më sot, shprehen ata të shqetesuar për këtë problem serioz.

“Ky problem ekziston prej vitesh. Patjetër që n’a shqetëson! Ujërat dalin nëpër rrugët e fshatit dhe kjo gjë mund të përhapë edhe infeksione, Tani ndihemi edhe më të rrezikuar pasi është kohë pandemie. Kemi kërkuar të merren masa por nuk është bërë asgjë! Kemi folur edhe me ambjentalistët por nuk pati zgjidhje”, thonë banorët.

Mosndricimi publik i rrugëve të fshatit, përbën një tjetër vështirësi për këta banorë.

“Ku bëhet fjalë për ndricim këtu! Natën dalim me prozhektorë nëpër duar. Nuk është situatë kjo, të rrijë fshati pa ndricim”!- thonë banorët.

Kanalizimet e ujërave të zeza janë një problem i mbartur në gjithë bashkinë e Delvinës. Me gjithë ndërhyrjet e herpashershme duket se ky problem nuk po merr një zgjidhje serioze, madje ekziston edhe në lagjet e brendshme të qytetit veç zonave rurale. Sipas përfaqësuesve të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Delvinës, që ky problem të marrë fund, ka nevojë për ristrukturim. Ndërkaq ndricimi publik ngelet i domosdoshëm për fshatin Bajkaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme