Nisin aplikimet për kullotat kullosore verore

Pranë Drejtorisë së pyje-kullotave nisin aplikimet për marrjen e kullotave kullosore verore .Të gjithë blegëtorët e interesuar të bashkisë Gjirokastër të cilët janë të paisur me nipt fermeri, vërtetim për gjëndjen e matrikullimit dhe atë të shlyerjes së detyrimeve në bashki ,mund të paraqesin kërkesat e tyre nga data 10.02.2021 -10.03.2021 .Pwrfaqwsues tw kwsajw drejtorie bwjnw me dije se ,për gati një muaj blegëtorëve të bashkisë Gjirokastër ju lind e drejta të aplikojnë .
“Drejtoria e pyje-kullotave do të pranojë kërkesat për dhënien e parcelave kullosore verore për bagëtitë e imta duke filluar nga data 10.02.2021 deri në 10 Mars. Blegëtorët duhet të paraqesin dokumentat e nevojshme pranë drejtorisë tonë .Më pas nëse plotësojnë kushtet e nevojshme do të bëhen pjesë e këtij proçesi. Nëpërmjet kryetarëve të njësive administrative dhe kryepleqëve të fshatrave kemi bërë lajmërimet e duhura . Pas mbylljes së fazës së parë do të bëhet edhe inventarizimi, sepse mund të ketë edhe fermerë që do të mbeten për në fazën e dytë ‘’, thotë Adriatik Onjea Drejtor në drejtorinë e pyje-kullotave të bashkisë Gjirokastër.
Në praktikat e viteve të kaluara , nga aplikimet e kryera ka pasur shumë ankesa. Adriatik Onjea garanton blegëtorët se këto praktika selektive kanë marrë fund .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




