Shuhet ish-bosi i firmës piramidale “Gjallica” Fitim Kërxhalliu

Sociale | 6 vite më parë

Ish-bosi i firmës piramidale “Gjallica” Fitim Kërxhalliu ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Të shtunën ai u përcoll nga familjarët e tij për banesën e fundit. Kërxhalliu do të mbahet mend për krijimin e firmës “Gjallica”  e cila gjatë vitit 1996 mblodhi  rreth 332 milion dollarë nga afro 70 mijë shqiptarë dhe më pas shpalli falimentin. Rënia e kësaj firme dhe disa firmave të tjera të konsideruar si skema piramidale, sollën trazira të mëdha sociale në Shqipëri, duke e çuar vendin drejt falimentimit në vitin 1997. Kërxhalliu u dënua me 11 vite burg, dhe pas daljes jetoi në Tiranë. Bashkë me largimin e tij nga kjo jetë Fitim Gërxhalliu ka marrë me vete edhe shumë ngjarje që lidhen me një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme