Problemet e banorëve të fshatit Vrinë në Konispol, nuk po zgjidhen

Sociale | 6 vite më parë

Banorët e fshatit Vrinë në njësinë administrative Xarrë në bashkinë e Konispolit prej vitesh nuk po pajisen me çertifikatat e pronësisë së tokave të tyre. Ata thonë se ndonëse janë taksapagues të rregullt  ky problem akoma nuk ka  një zgjidhje. “Kemi tokat tona po akoma s’kemi çertifikatat. I gjithë fshati e ka këtë problem. Nuk gëzojmë tokat tona. Kemi kërkuar të zgjidhet ky problem por akoma nuk është bërë asgje. Ne jemi taksapagues të regullt”, shprehen banorët.
Në fshatin Vrinë një tjetër problem që banorët e vuajnë në mënyrë të pashmangshme, është fakti që i detyron ata të paguajnë sa herë që duhet të dalin nga fshati i tyre nëpërmjet lundrës që lidh fshatin me parkun kombetar të Butrintit. Pagesa që u kërkohet për çdo lëvizje, varet sipas dëshirës së punonjësve të lundrës, shprehen banorët. “ Që të kalojmë nga fshati për në Butrint nëpërmjet lundrës, n’a kërkohen lekë, sipas dëshirës së atyre që punojnë në lundër. Ne jemi banorë të fshatit, nuk mund të paguajmë përditë. Edhe turistëve u kërkohen shumë lekë, 5€ dhe kjo është arsyeja që ata nuk vijnë t’a vizitojnë fshatin tonë“, shprehen këta njerëz.
Mospajisja me çertifikata pronësie dhe pagesa e detyrueshme në lundër për ta por edhe për tutistët që u kërkohet deri dhe në 5€ për të kaluar në lundër, janë tre nga faktorët që deri tani pengojnë zhvillimin ekonimik dhe turistik të fshatit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme