Pandemia rrit numrin e papunësisë në Përmet

Pandemia e Korona virusit ka ndikuar në rritjen e numrit të të papunëve , të familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike në bashkinë e Përmetit .Kjo është konfirmuar nga drejtoresha e shërbimit social Arjana Papapano , e cila thotë se me ndihmë ekonomike trajtohen rreth 80 familje , pasi për shkak të pandemisë së korona virusit shumë qytetarë kanë mbetur pa punë nga sektori privat. Në këto kushte bashkia është munduar tju qëndrojë afër këtyre familjeve duke i trajtuar me fondin 6% të ndihmës ,apo edhe me ndihma si ushqime dhe veshje të cilat janë siguruar nga donator por edhe nga vet bashkia .
“Në bashkinë Përmet trajtohen me ndihmë ekonomike 80 familje , të cilat kanë qënë vazhdimisht në qëndër të vëmendjes së bashkisë .Numi i këtyre familjeve ndryshon pothuajse cdo muaj ,pasi ka ndikuar shumë edhe pandemia .Ne jemi munduar që të përzgjedhim vërtetë familjet që janë në vështirësi ekonomike “ .
Sipas informacioneve të marra pranë bashkisë Përmet edhe përgjatë këtij viti nisur nga aplikimet e kryera pritet të trajtohen rreth 100 familje me ndihmë ekonomike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




