Kadastra e Tepelenës legalizon 56 objekte .

Sociale | 6 vite më parë

Drejtoria e Kadastrës  Tepelenë   vijon punën për proçesin e legalizimeve të objekteve. Sipas burimeve në këtë institucion i cili operon për dy bashki atë të Tepelenës e Memaliaj përgjatë vitit që lamë pas janë kryer  legalizimet  e  56 objekteve. Kleona Bahja specialiste  pranë kadastrës Tepelenë   bën me dije se kërkesat më të larta vijojnë të jenë  për legalizimet  objekteve para vitit 1991.

  • Drejtoria vendore e Kadastrës Tepelenë vijon punën në zbatim të ligjit 111 të vitit 2018 për kadastrën . Që prej vitit 2020 pas miratimit të ligjit 20/20 nga ky institucion janë marrë të gjitha kopetencat për të vijuar me proçedurat e  legalizimit për të dyja bashkitë që cilat janë nën administrimin e ASHP  Tepelenë . Përgjatë  vitit 2020 përfundoi me sukses legalizimi i  56 objekteve duke miratuar për to lejet e legalizimit dhe duke bërë pajisjen me çertifikimin e këtyre objekteve.  Aktualisht jemi duke vijuar punën me kalimin e pronësisë të objekteve të ndërtuara para vitit   1991 , kërkesat për të cilat kanë qënë të shumta pasi dihet që nga proçesi I rregjistrimit fillestar shumë objekte para 91 kanë mbetur të parregjistruara . Për këtë arsye kemi arritur të mbyllim vetëm 13 vendime për kalimin e pronësisë dhe po vijon për proçesin e rregjistrimit të mëtejshëm të tyre.

 

Sa I perket  procedurave te lehtësuara  tashmë çdo aplikim mund të kryhet online ,  duke lehtesuar  në këtë mënyrë  qytetaret dhe shmangien e radhëve pranë  sporteleve te kadastrës 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme