Rindërtojmë banesa më të mëdha e më të forta/ Familja Tokuli dhe Gashi hyjnë në shtëpitë e reja

Sociale | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ai ka postuar një video në Facebook ku familja Tokuli dhe Gashi kanë hyrë në banesat e tyre të reja.

Rama thotë se këto janë shembull i banesave që po rindërtojnë, më të mëdha dhe më të forta se sa shtëpitë e familjeve që u prekën nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me shtëpitë e reja të familjeve Tokuli dhe Gashi, shembull i banesave që po rindërtojmë, më të mëdha dhe më të forta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme