Bashkia Gjirokastër mundëson rehabilitimin e banesës Peçaj

Pas apelit në RTSh Gjirokastra, mbi gjëndjen e vështirë të familjes Peçaj në fshatin Kakodhiq , kjo e fundit, në prag të festave të fundvitit është bërë me shtëpi të re. Një banesë e rikonstruktuar tërësisht me kushte bashkëkohore, është bërë e mundur nga bashkia e Gjirokastrës , duke mundësuar për katër anëtarët një jetë si gjithë të tjerët.
Pas kësaj, nisur dhe nga gjëndja ekonomike tejet e vështirë për familjen Peçaj, të ardhurat e të cilëve sigurohen vetëm me anë të kempit të kryefamiljarit , bashkia e Gjirokastrës mori vendimin për rikonstruksionin e banesës.
Kryefamiljarja Ronela Peçaj shprehet se që prej ndërtimit të banesës jeta për ta ka ndryshuar .
“Ju falënderoj, për herë të parë do t’i bëjmë festat në një shtëpi të vërtet. Ne jetonim vetëm me kempin dhe s’kishim mundur kurrë të rregullonim as çatinë. Flinim në lagështi dhe në ato divane të vjetra, gjithmonë të dhëna. Ju jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën që na dhatë si Televizion , të gjithë që ndihmuan familjen Pecaj,” thotë znj.Ronela.
Një vit më parë pas kronikës së transmetuar dhe apelit të të moshuarit, për familjen u sensibilizuan disa biznese, duke i ofruar kësaj të fundit ndihma në bazë ushqimore dhe veshje, por kjo ishte e pamjaftueshme duke parë kushtet ku jetonin dhe banesën tejet të rrënuar .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




