Saranda, më tepër optimizëm për sezonin turistik

Gushti ka qenë muaji me më shumë vizitorë vendas dhe të huaj në qytetin e Sarandës për sezonin turistik. Këtë vit në këtë qytet, risi ka qenë ardhja e turistëve nga vendet e rajonit, si: Maqedonia e Veriut, Serbia por edhe nga Polonia duke realizuar deri diku pritshmëritë, pasi operatorët turistikë nga muaji gusht deri në shtator, kanë patur kapacitete të plotësuar.
“Muaji gusht ka qenë një surprizë për ne, dolëm përtej pritshmërive.Përtej situatës së rënduar për shkak të pandëmisë, angazhimi nga të gjithë ne,në të gjithë rrjetet social, duke u bërë turistëve thirrje për të ardhur në Sarandë që ta vizitonin, nuk ka munguar.
Muajt qershor dhe korrik nuk ishin ashtu si ne prisnim, ndërsa gushti për hir të së vërtetës ka patur një bum fluksi, situata këtë vit ka qenë shumë e vecantë krahasimisht me vitet e tjerë, për shkak të mos mundësisë së lëvizjes së qytetarëve, qoftë nga Greqia qoftë edhe nga vendet e tjerë fqinjë.
këtë vit, risi ishte ardhja e turistëve nga vendet e rajonit, nga Maqedonia e Veriut nga Serbia, Polonia etj dhe realisht pritshmëritë tona u realizuan dhe u tejkaluan. Me të gjithë kontaktet që unë kamë pasur si kryetar bashkie me operatorët turistikë, ata n’a kanë shprehur me shumë kënaqësi faktin që muaji gusht dhe deri në mesin e muajit shtator, kapacitet e tyre kanë qenë të rezauruar,çka tregon se ata kanë punuar shumë mirë.
Patjetër që kjo ka qenë një shtysë që të përgatitemi më mirë për sezonin e ardhshëm sepse realisht Saranda vitin tjetër dihet që do të ketë një bum vizitorësh dhe fluksi turistik”. shprehet kryebashkiaku Adrian Gurma
Pritshmëritë për sezonin e ardhshëm, me ndryshimet që po bëhen në bashkinë e Sarandës dhe me investimet në infrastrukturë, janë të larta për një sezon turistik më të suksesshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




