Korçë, rriten kërkesat referuar Komisionit të Mbrojtjes dhe Diskriminimit

Numri i rasteve të referuara të diskriminimit kundrejt zyrës qendrore në qytetin e Korçës ka qënë relativisht i lartë gjatë këtij viti. Specialistja e zyrës së komisionerit për mbrojtjen dhe diskriminimin në qytetin e Korçës, Etleva Tare bën me dije se rastet e referuara kanë të bëjnë kryesisht me probleme të strehimit, punësimit, edukimit, etj. Nuk janë persona vetëm të komuniteteve rome e egjiptiane por pranë kësaj zyre ka ankesa dhe kërkesa të ndryshme. Rasteve që Tare përmend, u është dhënë zgjidhje në bashkëpunim me Bashkinë dhe fondacione të ndryshme.
Ankesa të tjera ka pasur dhe për pagesën e kopshteve të fëmijëve të komuniteteve rome e egjiptiane, të cilët e përfoitojnë falas për vetë kushtet e vështira ekonomike që kanë.
Referuar rasteve të një viti më parë Tare thekson se këtë vit ka pasur një numër disa hërë më të madh, kjo e ndikuar nga pasojat ekonomiko-sociale që shkaktoi pandemia.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




