Gjirokastër , banorët e fshatit Krinë, probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike

Sociale | 6 vite më parë

Furnizimi i pamjaftueshëm me ujë dhe shkëputje të energjisë elektrike, janë dy probleme me të cilët përballen banorët e fshatit Krinë ,në njësinë administrative Antigone. Banorët thonë se problemi i ujit të pijshëm ka më mbi  20 vite, ,ndërsa mungesa e investimeve në rrjetin energjitik është bërë  që para 3 dekade.

“Mungesa e ujit është problem për ne që jetojmë në fshat. Duam ujë si për të pirë, si për nevojat e shtëpisë por edhe për të potisur ato pak pemë që kemi në oborret e banesave, pasi me to jetojmë. Nga ana tjetër kemi edhe shkëputje të herëpashershme të enërgjisë elektrike. Energjia elektrike na ka mërzitur. Tani në kohën e pandemisë që kemi edhe ilaçe, na prishen. Jetohet pa drita? Ne jetojmë me qirinj” thotë një i moshuar.

‘’Skemi ujë mjaftueshëm. Qyteti ka 24 orë ujë ndërsa ne shumë pak. Ky problem vajti më shumë se 20 vite. Energjia elektrike ka shkëputje, unë jam i moshuar, mbaj me vete gjithmonë një elektrik dore që të shkoj në tualet natën. Pa drita nuk jetohet”, shprehet një tjetër banor, rreth 85 vjeçar.

Fshati Krinë është vetëm 10 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Ky fshat banohet nga  rreth 25 familje, që jetojnë me bujqësinë dhe blegtorinë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme