Këshilli i Qarkut Gjirokastër, 3.4 milionë lek për Qendrën Terapeutike

Brenda muajit dhjetor, 62 fëmijët që trajtohen në Qëndrën Terapeutike në Gjirokastër do të kenë ambjente të restauruara.Investimi prej 3,4 milionë lekësh nga insitucioni i Këshillit të Qarkut ,po vijon me intensitet të lartë .
“.Është një investim i shumëpritur për 62 fëmijë, të cilët marrin terapi në këtë Qendër. Kërkesat kanë qënë të larta për terapi , por për shkak të kapaciteteve të pakta që kemi pasur dhe numrit të kufizuar të terapeutistëve , nuk kishim mundësi të pranonim më shume fëmijë .Kjo Qendër do të ketë kushte bashkëkohore .Është menduar të funksionojnë 10 klasa terapie individuale dhe një grup ,ndërkohë që do të ketë edhe ambjente për të qëndruar prindërit. “ thotë kryetarja e Këshillit të Qarkut Lindita Rova .
Qëndra e re Terapeutike në Gjirokastër ,do të jetë në katin e parë të ish- konviktit të shkollës së mesme artistike “Feim Ibrahimi.Aktualisht, këta fëmijë po e marrin shërbimin e nevojshëm në një godinë të marrë me qera nga institucioni I Këshillit të Qarkut Gjirokastër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




