Nisin reshjet e borës në veri, autoritetet marrin masat e para

Sociale | 6 vite më parë

Në zonat malore të Shkodrës janë shfaqur reshjet e dëborës të shoqëruara me temperatura të uleta e megjithatë situata deri në këto moment vlerësohet si pa probleme në levizjen e automjeteve.

Prefektura e qarkut Shkodër në bashkëpunim me emergjencat civile ka bërë të gjitha kontrollet dhe janë marrë masat e duhura për të përballuar situatën në rast të përkeqësimit të motit, kryesisht në zonat problematike malore.

Ndërkohë sipas kreut të emergjencave civile të Shkodrës pushteti vendor është duke bashkëpunuar ngushtë më autoritetin rrugor për të ndërhyrë ne raste emergjente me mjete borëpastruese dhe logjistike të nevojshme

Në territorin e qarkut të Shkodrës zonat dhe akset më problematike që shfaqin probleme me qarkullimin rënditen Qafa e Thores-Theth rruga Prekal-Theth dhe  segmenti rrugor  Malit të Shoshit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme