Qytetit te Gjirokastrës i shtohen 140 kontenierë të rinj .

Sociale | 6 vite më parë

Bashkia e Gjirokastrës bëhet përfituese e projekteve mjedisore. Fal projektit ‘’Interrag- Ipa’’,Gjirokastrës iu shtuan 140 kontenierë  të rinj, të cilët janë vendosur në disa zona të qytetit. Ndërkohë që përfaqësues të bashkisë kanë apeluar për mirëmbajtjen e tyre,me qëllim pasjen e një mjedisi të pastër.

Nënkryetari i bashkisë Ylli Muho thotë se këto pajisje u përfituan fal  projekteve ndërkufitare  ‘’Interrag-Ipa’’,  ndërkohë që janë në realizim edhe 3 projekte të tjera .

“Janë 110 kontenierë të përmasave 660 kg , ndërsa  30 të tjerë, janë në format më të vogël dhe do të vëndosen në pazarin e gurtë , për të dhënë një imazh sa më të mirë edhe  për  turistët vendas apo të huaj  . Më pas do të vazhdohet me vendosjen e tyre  në 6  njësitë administrative, për të patur edhe aty një shërbim sa më të mirë “, shprehet nënkryetari Muho.

Depozitimi i mbetjeve  urbane vijon  të jetë një fenomen shqetësues për qytetin e Gjirokastrës.Nga ana tjeter, mungesa e një landfilli ,ka bërë që mbetjet grumbullohen në një mjedis të hapur, pranë zonës së banuar të Gërhotit. Madje në shumë raste mbetje të ndryshme digjen nga ana e vet banorëve ,për të ulur volumin e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme