Memaliaj, 65 milionë lek për ndriçimin publik

Rrjeti i ri i ndriçimit publik në Memaliaj është drejt perfundimit. Investimi që po realizohet nga bashkia në vlerën e 65 milionë lekëve, do t’i jap zgjidhje përfundimisht problemit disavjeçar në këtë qytet. Kreu i bashkisë Gjolek Guci për këtë projekt u zgjodh ndriçimi i llambave Led,i cili ka një kosto financiare prej 75% më lirë.
” Qyteti i Memaliajt, për shkak të mungesës së investimeve prej më shumë se një dekade , përballet edhe sot me probleme të theksuara në infrastrukturë.Ne jemi një bashki e vogël e cila kërkon fonde të mëdha, pasi është e pamundur të ofrojmë shërbime vetëm me anë të taksave të mbledhura.Sa I përket ndriçimit , ky qytet ka qënë në terr të plotë sidomos në lagjet e brendshme.Për këtë arsye morëm vendimin për të ndërhyrë në krejt rrjetin. Kemi zgjedhur sistemin e llampave Led, i cili na mundëson një faturë energjitike rreth 75 % më lirë. Në këtë projekt llogariten edhe institucionet arsimore , të cilat vuanin mungesën e energjisë elektrike,” thotë Guci.
Në Memaliaj ,pas përfundimit të këtj projekti , vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ku për 2021 prioritet do të jetë zonat rurale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




