Vonesë për shpërndarjen e ndihmës ekonomike në Korçë

Vijon të ketë probleme me shpërndarjen e ndihmës ekonomike për muajin nëntor për përsonat me aftësi të kufizuara dhe shoqëruesit e tyre. Tashmë prej 1 jave një pjesë e tyre i drejtohen Bashkisë Korçë për një sqarim të kësaj situatë sigurisht duke rrezikuar veten e tyre në këtë periudhë të vështirë pandemie. Ajo çfarë ata kërkojnë është një datë e përcaktuar në të cilën të shkojnë dhe të tërheqin ndihmën ekonomike dhe sipas tyre nuk është e arsyeshme që disa persona ta marrin ndihmën ekonomike më shpejt kur nevojat e tyre janë të njëjta pasi të gjithë nëpërmjet kësaj ndihme ekonomike ushqejnë familjen e tyre.
Nga ana tjetër, kontaktuar nga RTSh Korça burime pranë drejtorisë së Kujdesit Social Bashkia Korçë bëjnë me dije se të gjitha borderotë janë dorëzuar tek drejtoria e financave problemi qëndron tek mungesa e fondit. Po këto burime bëjnë me dije se fondi i çelur plotësonte vetëm një numër të caktuar përsonash të cilët kanë tërhequr ndihmën ekonomike, për pjesën tjetër janë duke pritur riçeljen e fondit i cili do t’i japë fund problemit të shpërndarjes së ndihmës ekonomike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




