Alisa dhe Palola , të rejat rrëfejnë eksperiencën e praktikave të punësimit.

Alisa dhe Paola janë dy vajza të reja të cilat janë bërë pjesë e praktikave profesionale të cilat zbatohen nga Agjensia Rajonale e Punësimit dhe Aftësive.Aktualisht dy të rejat kanë përfunduar studimet e larta pranë Universitetit “Eqerem Cabej Gjirokastër , ndërsa prej një jave ndjekin prakikat pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit dhe Aftësisë .
Për të rejat kjo eksperiencë e cila njëherazi u ofron një pagë minimale është e vlefshme për të qënë pjesë e tregut të punës në të ardhmen.
”Pas aplikimit në zyrën e punësimit , nisa dhe praktikën në këtë institucion ,dukë marë dhe një pagë simbolike më të cilën ndihmoj edhe familjen time.Studimet I kam mbaruar për Informatikë dhe shpresoj që kjo eksperiencë të më shërbejë në treun e punës.
Edhe pse për të rinjtë është shumë e vështirë të gjesh punë të paktën kjo praktikë gjshtë mujore po na jep një munësi të aftësohemi për më tej”, shprehet 21 vjecarja Alisa Leka nga qyteti I Tepelenës
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




