Stina e dimrit ,qytetarët i kthehen lëndës drusore

Stina e dimrit tashmë ka hyrë dhe qytetarët kanë nisur tw sigurojnë sa më parë drutë e zjarrit pasi vijojnë t’i përdorin si alternativë ngrohjeje dhe gatimi.Sot, një metër kub dru shitet deri në 43 mijë lekë të vjetra, krahasuar me 35 mijë apo 40 mijë që ka qënë një vit më parë. Një çmim i lartë dhe i papërballueshëm, sidomos për familjet që kanë të ardhura rroga të thjeshta apo pensionistët. Por ata janë të detyruar për t’a blerë pasi duket si mundësia e vetme për të siguruar ngrohjen, duke marrë parasysh faktin që energjia elektrike është mjaft e shtrenjhtë për xhepin e konsumatorëve.Vetë tregtarët, shprehen se janë munduar t’u shërbejne qytetarëve në këto ditë të ftohta duke lehtësuar pagesën nëpërmjet transportit falas. Në një llogaritje të thjeshtë, një familje në sezonin dimwror konsumon reth 9 metër kub lëndë drusore e për ata të cilët shpenzojnë edhe faturën e energjise elektrike, kjo është një kosto e papërballueshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




