Fundjavat rritin numrin e vizitorëve në Gjirokastër

Ky vit për shkak të pandemisë globale ishte tepër i vështirë për sektorin e turizimit.Megjithatë edhe pse në kushte pandemie në qytetin e Gjirokastrës turizmi vazhdon.Janë të mjaftueshëm vizitorët që jo vetëm me rastin e festave të Nëntorit por edhe përgjatë pushimeve të fundjavës , zgjedhin të vizitojnë Gjirokastrën për të pushuar dhe eksploruar .Sipas Kryetarit të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Gjirokastër Maksim Hoxha , vetëm gjatë festave të Nëntorit kapacitetet e hoteleve kanë qenë në rreth 50% të plotësuar .
Fundjavat dhe festat e Nëntorit kanë ndikuar edhe tek puna e artizanëve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zonën muzeale .Ata thonë se gjatë kësaj periudhe numri i turistëve ka qenë pak më i lartë dhe si rrjedhojë edhe marrdhenja tregëtare e tyre me vizitorët , ka rritur xhiron.
Gjirokastra ka të gjithë potencialin joshës të nevojshëm për vizitueshmëri përgjatë gjithë vitit , duke kombinuar natyrën, mikpritjen ,kapacitetet si edhe kujdesin e institucioneve përkatës shtetërorë që synojnë përthitjen e mëtejshme të investimeve,gjithnjë të domosdoshëm
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




