Maliq, linjë e re për ujësjellësin në fshatin Leminot

Sociale | 6 vite më parë

Në fshtin Leminot në Njësinë Administrative Pirg, po shtrohet një linjë e re ujësjellësi e cila do ju vijë në ndihmë banorëvë për furnizimin me ujë. Jo vetëm ky fshat por dhe të tjerë në Bashkinë e Maliqit po perballen me problemin  e ujit për shkak të thatësirave, ndaj janë gjetur rrugë të tjera alternative. Sipas Ermal Gjonit administratorit të njësisë Pirg, kjo linjë do bëjë të mundur jo vetëm furnizimin me ujë të banorëvë të Leminotit por dhe të Pirgut.

Janë 730 banorë në këtë fshat të cilët për rreth 5 muaj janë në vështirësi për furnizimin me ujë pasi mungesa e shirave  në stinën  e vjeshtës ka bërë shkarkimin e depos së ujit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme