Devoll, vijon rehabilitimi i lagjeve

Sociale | 6 vite më parë

Vijojnë punimet për rehabilitimin e lagjeve në bashkinë Devoll. Një gjë e tillë është bërë me dije nga Florenc Zyfi drejtor i ndërmarrjes së shërbimeve publike Bashkia Devoll. Sipas tij punimet po kryhen në dy lagje kryesore të bashkisë, dhe synojnë zgjerimin asfaltimi e rrugëve, shtrimin e trotuareve si dhe përmirësim e ndriçimit.

Sipas Zyfit tek këto lagje po punohet prej një muaji dhe  punimet priten të përfundojnë brenda afatit kohor që është 6 muaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme