Ndryshon orari mësimor për shkollat me turne

Sociale | 6 vite më parë

Për rreth 180 shkolla, ku mësimi zhvillohet me 2, 3 apo 4 turne orari mësimor do të ndryshoj në fund të muajit Nëntor. Drejtues të drejtorisë arsimore sqarojnë se ky orar do të aplikohet vetëm gjatë periudhës së dimrit, me qëllim që nxënësit të përfundojnë mësimin më herët. Sipas këtij orari parashikohet që 2 lëndë të mos zhvillohen në ambientet e shkollës por online.

Përgjegjësi i sektorit të burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme Arsimore Fiqiri Cifligu ka sqaruar se kur nxënës dhe mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid dhe ka pasur dyshime edhe për persona të tjerë kontakti janë mbyllur klasa, por që pas verifikimeve janë rihapur përsëri.

Gjatë muajit të parë të zhvillimit të mësimit kanë munguar mesatarisht rreth 7 mijë nxënës dhe rreth 120 mësues në ditë në të gjithë vendin. Në arsyet e këtyre mungesave nuk klasifikohen vetëm izolimi për shkak të prekjes nga koronavirusi apo karantinës si person kontakti, por edhe probleme të ndryshme familjare


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme