Arsenali tenton të ushtrojë presion ndaj Liverpool-it, 5 gola

Angli | 2 vite më parë

Derbi i Londrës mes West Hamit dhe Arsenalit ishte pa histori, me “Topçinjtë” që fituan 5-2 dhe për momentin janë pozicionuar në  vendin e dytë, në pritje të City dhe Chelsea.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 10-të me Gabriel, i cili shënon pas një asistimi të Saka-s, më pas brenda nëntë minutave loja përfundoi. Trossard, në minutën e 27-të, shënoi golin e dytë, më pas Odegaard firmosi për 3-0 e Havertz kompletoi pokerin. Në minutën e 36-të është 4-0.

A ka mbaruar gjithçka? Jo, sepse në dy minuta “Çekiçët” përgjysmuan deficitin falë Wan-Bissaka dhe Emerson, të cilët në minutat 38′ dhe 40′ lejuan vendasit të mbyllin diferencën.

Dukej se u krijuan kushtet për një rikuperim agresiv nga West Hami, por para pushimit vjen episodi që mbylli ndeshjen: një penallti për Arsenalin e kthyer në gol nga Saka e bën rezultatin 5-2 në fund të pjesës së parë.

Kiwior hyn në vend të Gabrielit të dëmtuar në fillim të pjesës së dytë, por ndryshimet nuk e prishin skenarin e një ndeshjeje tashmë të vendosur. Topçinjtë e Artetas fitojnë, kalojnë në vendin e dytë dhe bëjnë presion mbi rivalët e tyre: Liverpool-Manchester City.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme