Manchester United, Amorim: Unë i zgjedh lojtarët, jam trajneri

Ruben Amorim, trajneri i ri i Manchester United, është gati të debutojë si trajner i Djajve të Kuq. Sot, ish-trajneri i Sportingut foli në konferencën për shtyp, duke u ndalur edhe tek merkato: “Duhet të punojmë së bashku dhe për ta bërë këtë duhet të përmirësojmë procesin e rekrutimit. Të dhënat dhe profili i lojtarëve që duam duhet të analizohen”.
“Duhet të kem një pozicion të fortë për këtë, sepse jam trajner dhe di si luhet. Jemi të gjitha bashkë, jemi një skuadër, por fjalën e fundit duhet ta ketë trajneri. Jo vetëm sepse është e drejta ime, por sepse është përgjegjësia ime, duke qenë se në fund jam unë që do të kërkoj rezultate”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




