Broja kërkon minuta loje, sulmuesi mund të luajë pas pushimit

Evertoni i ka idetë e qarta sa i përket rikthimit në fushat e lojës të Armando Brojës. Sipas vetë trajnerit të klubit nga Liverpuli, sulmuesi shqiptar nuk do të ketë mundësi që të luajë të paktën për dy javët e ardhshme.
Sipas tij shqiptari pasi të rikuperojë dëmtimin në tendinën e akilit do të duhet që të fitojë edhe ritmin e ndeshjeve. Kështu mësohet se vetëm pas pushimit të Kombëtareve, Evertoni do të organizojë ndeshje miqësore për ti dhënë ritmin e lojës Brojës.
Si fillim sulmuesi do të jetë pjesë e ekipit të moshave deri në 21 vjeç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




